Lajme

QARKORE NR. 1 PËR TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE NË NIVEL KOMUNAL

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, dhe kompletimit të kornizës ligjore me miratimin e akteve nënligjore me 15 korrik 2019, komunat kanë filluar trajtimin e ndërtimeve pa leje që janë ndërtuar ose kanë filluar të ndërtohen pa leje apo kanë tejkaluar lejen ndërtimore deri në datën e hyrjes në fuqi të Ligjit. Së fundmi për nevoja të procesit të legalizimit është botuar edhe Qarkorja Nr. 1 për trajtimin e ndërtimeve pa leje në nivel komunal, e cila mund të shkarkohen në linkun në vijim:

QARKORE NR. 1 PËR TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE NË NIVEL KOMUNAL 

 

 

 

 


Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes AKK dhe Odës së Përmbaruesve

Si rezultat i bashkëpunimit intenziv në fushën e shkëmbimit dhe ofrimit të të dhënave mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës (OPPK) si në rrafshin menaxhieral po ashtu edhe në atë teknik e profesional, me datë 17 shtator në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës është mbajtur një takim pune mes prijësve të institucioneve respektive, z. Avni Ahmeti dhe z. Arben Gashi. Gjatë takimit janë diskutuar dhe trajtuar parimet përfundimtare për implementimin e shkëmbimit të të dhënave përmes ueb shërbimeve, respektivisht pjesa ligjore dhe teknike që do të bënin të mundshme një gjë të tillë. Pas trajtimit të këtyre aspekteve, takimi kulmoi me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit i cili ka për qëllim krijimin dhe avancimin e bashkëpunimit mes palëve nënshkruese për qasjen në Regjistrin për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme përmes ueb shërbimeve. Përmes këtij memorandum AKK dhe OPPK po ashtu krijojnë Procedura Standarde të Operimit për shkëmbimin e shënimeve ku edhe definohet lloji i të dhënave të cilat do të shkëmbehen në nivelin teknik të shkëmbimit të informatave si dhe çmimi i pagesës për ofrimin e këtyre shërbimeve. Memorandum lidhet në afat të pacaktuar ndërsa palët zotohen se do të zbatojnë vullnetarisht dhe në kushte mirëbesimi këtë memorandum. Në fund të takimit, Kryetari i Odës së Përmbaruesve i ndau një mirënjohje Kryeshefit Ekzekutiv të AKK-së z. Avni Ahmeti si shenjë falënderimi për gatishmërinë e përhershme për bashkëpunim.

AKK, vizitë pune në Komunën e Malishevës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Botërore për projektin për pronë të paluajtshme dhe infrastrukturë gjeohapësinore (REGIP), i cili së fundi është ratifikuar nga parlamenti i Republikës së Kosovës. Agjencia Kadastrale e Kosovës si përfituese e këtij projekti ka filluar me aktivitete konkrete për implementimin e tij. Në kuadër të projektit REGIP njëra nga komponentat, Komponenta B – "Modernizimi i Kadastrit", si aktivitet kryesor ka Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale në rreth 100 Zona Kadastrale në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Për më shumë janë edhe disa aktivitetet tjera nga të cilat mund të përfitojë edhe Komunat, përfshi Komunën e Malishevës si që është vendosja e numrave të adresave, pajisja me inventar e teknologji të informacionit e ngjashëm. Për këtë arsye, respektivisht me qëllim të diskutimit rreth fushave të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të konkretizohej dhe me qëllim të identifikimit të hapave konkret për bashkëpunim, sot është mbajtur një takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe Kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ragip Begaj. Në takim, pos prezantimit të projektit të Bankës Botërore edhe aktiviteteve të ndërsjella të institucioneve respektive, është diskutuar edhe mbi të gjeturat e raportit të monitorimit të punëve kadastrale të kryera nga Zyrat Kadastrale Komunale, kompanitë e licencuara gjeodete dhe gjeodetët e licencuar. Lidhur me këtë, duke mos paragjykuar gjendjen në Komunë e Malishevës, z. Ahmeti ka kërkuar ka Kryetari i Komunës që bashkë me bashkëpunëtor të trajtojë me vëmendje të gjeturat e prezantuara në raport dhe ka përmendur edhe obligimet ligjore që Agjencia ka nga pikpamja e marrjes së masave në rast se Zyrat Kadastrale Komunale nuk kryejnë punët konform legjislacionit. Edhe Z. Begaj është zotuar që të trajtojë të gjeturat me qëllim të eliminimit të parregullësive eventuale. Po ashtu, prijësit e institucioneve u pajtuan që takimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, qoftë në nivel të lartë e qoftë në nivel teknik, krejt me qëllim të avancimit të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Përndryshe në takim Kryeshefi i AKK ishte i shoqëruar nga u.d Drejtori i Drejtorisë për Kadastër z. Korab Ahmetaj dhe, ndërsa z. Begaj ishte i shoqëruar nga Drejtori Drejtorisë për Kadastër z. Bashkim Krasniqi dhe nga zyrtarët z. Fitim Sertolli dhe z. Armend Krasniqi.

Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Me datë 14 shtator në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti dhe Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës z. Kreshnik Gashi kanë nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet AKK-së dhe AKI-së.
Ky memorandum është bazuar në fushë-veprimtarinë kushtetuese dhe ligjore të këtyre dy institucioneve dhe përbën avancim të bashkëpunimit ekzistues ndër-institucional.
Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë memorandum përfshin lehtësimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe detyrave të këtyre dy institucioneve me qëllim të rritjes së mbështetjes së ndërsjellë në fushat e interesit të përbashkët.

AKK, vizitë pune në Komunën e Artanës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Botërore për projektin për pronë të paluajtshme dhe infrastrukturë gjeohapësinore (REGIP), i cili së fundi është ratifikuar nga parlamenti i Republikës së Kosovës. Agjencia Kadastrale e Kosovës si përfituese e këtij projekti ka filluar me aktivitete konkrete për implementimin e tij. Në kuadër të projektit REGIP njëra nga komponentat, Komponenta B – "Modernizimi i Kadastrit", si aktivitet kryesor ka Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale në rreth 100 Zona Kadastrale në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Për më shumë, janë edhe disa aktivitetet tjera nga të cilat mund të përfitojë edhe Komunat. Për këtë arsye, respektivisht me qëllim të diskutimit rreth fushave të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të konkretizohej dhe me qëllim të identifikimit të hapave konkret për bashkëpunim, sot Kryeshefi i AKK-së z. Avni Ahmeti vizitoi Komunën e Artanës ku mbajti takim me Drejtorin e Kadastrës në këtë Komunë. Në takim, pos prezantimit të projektit të Bankës Botërore edhe aktiviteteve të ndërsjella të institucioneve respektive, është diskutuar edhe mbi të gjeturat e raportit të monitorimit të punëve kadastrale të kryera nga Zyrat Kadastrale Komunale, kompanitë e licencuara gjeodete dhe gjeodetët e licencuar.